Ahmet Selmani: Përkufizimi i vetmisë

ahmet selmani

Poezi nga Ahmet Selmani

(ose murgu rebel)

Vetmi
nuk është vetëm atëherë
kur mbyllesh brenda katër mureve
vetmi
është edhe atëherë
kur ti s’je siç janë të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ti s’mendon siç mendojnë të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ti flet siç nuk flasin të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ti s’bën siç bëjnë të tjerët
vetmi
është edhe atëherë
kur ec fillikat gjatë rrugës
s’ka më e keqe se kjo vetmi
të gjithë të shohin si të çmendur
dhe ka dy zgjidhje për të shpëtuar
ose të dalësh prej mbretërisë së saj
e të bëhesh si të tjerët
ose duhet të jetosh me të
derisa të vdesësh
si murg rebel.

ObserverKult


Lexo edhe:

MARIO BENEDETTI: MIKJA IME… TA BËJMË NJË MARRËVESHJE…