Imanuel Kanti: Estetikë apo kritikë e shijes?

kanti kant

Filozof, akademik, antropolog, dhe mbi të gjitha dijetar, gjermani Imanuel Kanti (1724- 1804) mbetet ndër personalitetet më me ndikim në mendimin perëndimor.

Vepra e Kantit shtrihet gjerë, që nga metafizika, etika, estetika etj. Vijoi traditën dhe u ndikua nga Aristoteli, Platoni, Dekarti, David Hume, ndërsa filozofia kantiane pati dhe mori vëmendjen pozitive nga Fishte, Shelingu, Hegeli, Novalisi etj.

Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. Periudha e parë, e cila përkon me emërimin “Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770, për të vazhduar me “Periudhën Kritike” që e ndoqi deri në fund të jetës.

ObserverKult ka shkëputur një fragment ku Kanti flet për estetikën e në të cilin shquhet nervi kantian në të gjykuar dhe arsyetuar.

Gjermanët janë të vetmit që e përdorin fjalën “estetikë” për të shënuar atë çka të tjerët e quajnë kritikë e shijes.
Arsyeja për këtë qëndron tek shpresa e rreme që u përtri nga analisti i famshëm Baumgarten: ajo që e çon vlerësimin kritik për të bukurën tek parimet racionale dhe i ngre rregullat në shkencë.

Por ky mundim është i kotë. Në fakt rregullat apo kriteret e sipërthëna, përsa i përket burimeve të tyre (kryesore), janë thjesht empirike dhe nuk munden pra kurrë të shërbejnë si ligje a priori (të përcaktuara) në bazë të të cilëve gjykimi ynë i shijes duhej të rregullohej; ose për më tepër është ky i fundit që përbën thelbin e krahasimit të saktësisë së tyre.

Prandaj është e këshillueshme të braktisësh përsëri këtë emërtim e ta ruash për atë doktrinë që është shkencë e vërtetë (duke vepruar kështu do t’i afroheshim edhe gjuhësdhe ndjesisë të të vjetërve, tek të cilët rindarja e njohjes në aίσθήτά kaί voήtά ishte shumë e famshme) ose të mbështetësh këtë emërtim në filozofinë spekulative e të marrësh estetikën herë si kuptim transhendental, herë në kuptimin psikologjik.

ObserverKult

Lexo edhe:


MUHAMEDIN KULLASHI: A ISHTE KRITIKA E NIETZSCHES MBI ETIKËN E KANTIT E QËLLUAR