Reagon aktorja e njohur: Qeveria synon ndërtimin e kullave, jo teatrin

Ish-ndërtesa e Teatrit e cila u rrënua...

Aktorja, Adriana Tolka thotë se qeveria synon ndërtimin e kullave në truallin ku ishte godina e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të bëhet pastrimi i par ave.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Tolka u shpreh se duhet së paku të ketë 1 teatër për 100 mijë banorë.

“Tirana është metropol, rreth 1 milion banorë, duhet së paku të ketë 1 teatër për 100 mijë banorë. Ku janë këto teatro? Të jetër ai teatër atje, të jetë një teatër te Bulevardi i Ri, ka vend edhe pranë qendrës, siç i takon në mënyrë dinjitoze një Teatri Kombëtar. Të bëhen sa të duan, por nuk duan.

Qëllimi është ndërtimi i kullave, pastrimi i par ave. Qindra, mijëra apartamente të pashitura janë, ndërtohet pa pasur nevojë ky qytet që të ndërtohen të reja dhe mbeten pashitura”, theksoi ajo.

Ditën e pardjeshme, dhjetëra persona u grumbulluan para godinës së Strukturës së Posaçme (SPAK), në një protestë që u thirr nga Partia Demokratike për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në protestë, morën pjesë aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata vendosën pankarta para godinës, ku kërkojnë përgjigje nga SPAK në lidhje me çështjen e teatrit, ku sipas tyre, organi i akuzës hesht prej 3 vitesh.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila kundërshtonte prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën Trashëgimi Kulturore.


Lexo edhe:

NDODH NË SHQIPËRI: BIBLIOTEKA S’KA HAPËSIRË, EKSPOZON BOTIMIN E RRALLË TE TEATRI I OPERAS