A e dini ndryshimin mes dashurisë së pjekur dhe të papjekur?

Erich Fromm
Erich Fromm (23. 03. 1900 – 18. 03. 1980)

Erich Fromm ishte një psikanalist neofrojdian i cili sugjeroi një teori të personalitetit të bazuar në dy nevoja kryesore: nevojën për liri dhe nevojën për përkatësi. Në vazhdim ju sjellim disa thënie të zgjedhura të tij mbi dashurinë:

Erich Seligmann Fromm 

– Në dashuri mishërohet paradoksi i dy qenieve që bëhen një, ndonëse janë akoma dy.

– Seksi pa dashuri e mbush vetëm përkohësisht zbrazëtinë që ekziston midis dy qenieve njerëzore.

– Njerëzimi nuk do të jetonte as një ditë të vetme pa dashurinë.

– Të duash dikë nuk është vetëm një ndjenjë e fortë, është një zgjedhje, një premtim, një angazhim.

– Kush dashuron vërtetë, dashuron gjithë botën, jo vetëm dikë.

– Dashuria është një forcë që prodhon dashuri.

– Dashuria është e vetmja përgjigje e arsyeshme dhe shterruese e problemit të ekzistencës njerëzore.

– Është e kotë të kërkosh dikë që të plotëson. Askush nuk plotëson askënd. Duhet të jesh i plotë vetëm, në mënyrë që të jesh i lumtur.

– Paradoksalisht, aftësia për të ndenjur vetëm është kushti i parë që të mund të dashurosh.

– Dashuria e papjekur thotë: “Të dua se kam nevojë për ty”. Dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua”.

Erich Fromm

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ANNA MAGNANI: SIGUROHU T’I KESH DUART E PASTRA, PARA SE TË PREKËSH ZEMRËN E…