Po bie një shi i çlirët, i ngadaltë
ujëra që rrjedhin qetë-qetë
si akull i sapo shkrirë venave
me paqe shëlbimi
Të çlirët jemi, nga koha, nga shpirti i ujtë
që na pluskon në kraharor
e dhimbjen tkurr me zjarr dashurie
Këtë vend kam vendosur ta quaj shtëpi
këtë tokë ku pikat e qiellit njomin buzë e duar,
këngë dashurie dua ta gdhij brigjeve të përnatura
Ja sa t’i zgjoj dhe ca fjalë nga letargjia e trishtimit
ca tinguj t’i mëkoj me shi sa të hapin pak sytë
pastaj e imja, e imja do të jetë kënga
e imja shtëpia ujitur me avuj kripe
(S’të thashë se pak më tej shtrihet deti, –
i bukur si njeri kur nuk shkumëzon nga zemërimi)
ObserverKult
Lexo edhe: