Pedagogu shqiptar shpërthen në lot në transmetim ‘live’: Do e vazhdoj protestën dhe i vetëm…

Pedagogu dhe kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi nuk i ka përmbajtur dot lotët në transmetim ‘live’ në emisionin “Frontline” në News24 teksa ka folur për protestën e nisur prej disa ditësh me disa kërkesa për qeverinë, kryesorja rritja e pagave.

I pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço nëse ka frikë se mund të mbetet i vetëm në këtë luftë, ai tha se do të protestojë dhe nëse mbetet vetëm dhe se do t’i mbrojë të drejtat e tij.

A keni frikë se mund të mbeteni i vetëm në këtë luftë?

Edhe nëse do mbetem vetëm unë, do protestoj vetëm unë.

E kam parashikuar variantin e fundit se do jem vetëm unë, po jam i sigurt. jam i sigurt se profesorati ka kaq ndershmëri, kaq pastërti (qan).

Këtu është një vend ku demokracia është në nivele elementare, të shikosh profesoratin të shantazhuar, që ka frikë është para autokraci, ose diktaturë. Nëse njerëzit e mendojnë këtë vend diktaturë, të quhet. Unë nuk kam asnjë lloj frike. Do çohem në protestë se kam të drejtat e mia dhe do t’i mbroj. Më vjen mirë që media e ka kapur që është e vërtetë. E vërtetë absolute. Universitetet janë të keqtrajtuara.

Të paguajmë asistentit 590 mijë lekë që ka mbaruar në mënyrë ekselente. Të paguhesh 7 euro për një orë ndërsa në Kosovë paguhet 25 euro. Kjo është protestë për dinjitet. Ç’shenjtëri ka ora mësimore kur paguhet 5 orë. Gjëja e shenjtë është e papagueshme.


Lexo edhe:

PSE NË UNIVERSITET KA PROFESORË PERVERSË, SHARLATANË, IDIOTË?

ObserverKult