Biblioteka mahnitëse në formë të librit, me mbi 1.1 milionë vepra (Foto)

Dubai njihet në mbarë botën si një qendër e shkëlqyer me ndërtesa rrokaqiej, hotele luksoze dhe qendra të mëdha tregtare.

Por një nga atraksionet e reja më emocionuese është “Biblioteka Mohammed Bin Rashid”, një oaz e bukur e soditjes së qetë. Hyrja është falas për të gjithë, vendasit dhe turistët, me biletat që duhet vetëm të rezervohen paraprakisht.

Më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe digjital janë vendosur në objektin prej 54.000 metrash katrorë.

Ndërtesa në Dubai duket si një libër i hapur, por në fakt është frymëzuar nga një pjesë e quajtur “rehl” që përdoret për të mbajtur Kuranin e Shenjtë.

Biblioteka e re thuhet se ka kushtuar rreth 272 milionë dollarë për t’u ndërtuar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Është emëruar pas Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait, i cili njoftoi ndërtimin e bibliotekës së re më 2016.

Krahas librave shumëgjuhësh, vizitorët mund të kenë qasje në më shumë se gjashtë milionë disertacione, 73.000 partitura muzikore, 75.000 video, 35.000 revista ndërkombëtare të shtypura dhe digjitale.

Anëtarët mund të kërkojnë një libër nëpërmjet aplikacionit të bibliotekës, i cili më pas i komunikohet dyqanit, ku një ekip prej pesë robotësh të shpejtë, rendit dhe dorëzon një arkë tek operatori njerëzor. Një dritë ndriçon titullin e kërkuar brenda arkës.


Lexo edhe:

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E SHQIPËRISË, EKSPOZITË ME KRIJIMTARINË E POETIT ALI PODRIMJA

Në kuadër të “Tetorit të Librit”, të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, si dhe të “Vitit Ali Podrimja”, shpallur këtë fillimviti, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, çeli një ekspozitë në nderim të poetit kosovar, Ali Podrimja.

Ekspozita, e kuruar me shumë kujdes nga dr. Etleva Domi, zv/drejtore e Bibliotekës Kombëtare, sjell kontributin shumëdimensional të Ali Podrimjes, si poet, përkthyes, redaktor, etj…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU

ObserverKult