Allen Ginsberg: Unë nuk jam

Poezi nga Allen Ginsberg

Unë jam lezbike që çirret në bodrum e zaptuar në pëlhurën e lëkurtë të merimangës
unë nuk jam zemra e Rockfellerit e sulmuar në krevatin e dashurisë pa brekë
unë nuk jam intelektual radikal pederast stalinist
as rabin antisemit me kapelë të zezë mjekër të zezë dhe thonj të papastër
e as që jam poet i qelisë së burgut të San Franciskos i rrahur nga puthadorët e policisë
frikacake në Natën e Vitit të Ri
e as që jam Gregory Corso Orfe Maudit i këtyre Shteteve bile ende s’jam
as mësues në shkollë me rrogë mahnitëse
nuk jam as cilido që njoh në të vërtetë
këtu jam tashmë që nja 80 vjet.

Në Kishën e Shën Klementit, 7 mars 1983.

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

ALLEN GINSBERG: HUM BOM!

—————————–

Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: THJESHTËSIA

Porta e kopshtit është hapur
aq lehtë sa faqja e kthyer
e hetuar nga devocioni i rregulltë
dhe pasi të hysh brenda, kundrimet tona
s’kanë nevojë të fiksohen në objekte
që tashmë ekzistojnë plotësisht në kujtesë.
Jam i mësuar me zakonet dhe shpirtërat
dhe me atë dialektikë aluzionesh
që çfarëdo tubimi i njerëzve thur.
Nuk kam nevojë të flas
as të pretendoj privilegje të rreme;
ata që më rrethojnë këtu më njohin mirë,
ma njohin mirë dhembjen dhe dobësinë….

Poezinë e plotë e gjeni KËTU