Viti 2022 ishte një vit zbulimesh të mëdha arkeologjike. Disa, si p.sh. zbulimi në Egjipt i piramidës së një mbretëreshe të panjohur deri më tani, rishkruan një pjesë të historisë; të tjera, si identifikimi i rrënojave të Endurance midis akujve të Antarktidës, i dhanë fund një kërkimi shekullor. “Focus” ka përzgjedhur gjetjet më të rëndësishme të vitit.
EGJIPT, TEMPULLI I ZEUSIT
Prillin e kaluar në vendin arkeologjik të Tel al-Farma, ku dikur qëndronte Pelusiumi i lashtë, u gjetën mbetjet e një tempulli antik kushtuar Zeusit. Gërmimet filluan nga dy kolona graniti Asëan, të vendosura në hyrje, të cilat u shembën pas një tërmeti të lashtë.
Pse është e rëndësishme? Kërkimi për këtë tempull kishte filluar më shumë se njëqind vjet më parë. Tani kemi prova të faktit se në kohët e lashta u bashkuan besime të ndryshme fetare dhe se kulti i perëndisë greke Zeus ishte kombinuar me atë të hyjnive të tjera rajonale.
ITALI, STATUJA BRONZI
Njëzet e katër statuja bronzi në gjendje të përsosur u nxorrën në dritë në nëntor në vaskat e shenjta të shenjtërores etrusko-romake të San Casciano dei Bagni, në provincën e Sienës. Ato datojnë më shumë se 2000 vjet dhe përshkruajnë personazhe të ndryshëm si perandorë, gra, bashkëshorte, vajza dhe Apollon.
Pse është e rëndësishme? Që nga zbulimi i Bronzeve Riace nuk ishte bërë një zbulim i tillë i jashtëzakonshëm. Gjetja e bronzeve në një gjendje të shkëlqyer ruajtjeje është shumë e vështirë, dhe deri më tani janë gjetur statuja terrakote nga kjo periudhë e tranzicionit e njohur si romanizim.
GUATEMALË, KALENDARI MAYAN
Kalendari më i vjetër i shenjtë Maja u zbulua në prillin në San Bartolo, në Guatemalë dhe daton midis 300 dhe 200 para erës sonë. Ndryshe nga kalendari diellor i Majave, ky kishte një vit prej 260 ditësh, bazuar në kombinimin nga dy cikle 13 dhe 20 ditore.
Pse është e rëndësishme? Është kalendari më i vjetër i Majave i zbuluar deri më tani.
EGJIPT, PIRAMIDA E NEITH
Nëntori solli me vete një zbulim të bujshëm në oazin e mrekullive të Saqqara, në Egjipt, piramidën e Neith-it, një mbretëreshë e lashtë e panjohur deri më tani, një arkë thesari e nëndheshme e mbushur me sarkofagë, mumie dhe objekte.
Pse është e rëndësishme? Sepse përveçse kemi gjetur qindra sarkofagë nga Mbretëria e Re, kemi zbuluar edhe piramidën e një mbretëreshe të panjohur deri më tani, duke rishkruar edhe një herë historinë e Egjiptit të Lashtë.
INDONEZI, AMPUTIMI I PARË
“Operacioni i parë kirurgjik” në histori daton 31,000 vjet më parë, kur një fëmije nga Borneo indonezian iu pre një pjesë e këmbës. Operacioni ishte i suksesshëm dhe pacienti jo vetëm që mbijetoi, por vdiq gjashtë deri në nëntë vjet më vonë.
Pse është e rëndësishme? Para kësaj, amputimi më i vjetër në histori për të cilin kishim prova daton 7000 vjet më parë.
ITALI, VENUSI I WILLENDORF
Nuk është një zbulim i vërtetë arkeologjik, por një studim i kryer mbi një gjetje historike me vlerë të madhe, Venusi i Willendorf. Studiuesit, duke analizuar përbërjen e tij, zbuluan se oliti, shkëmbi nga i cili përbëhet, nuk ishte nga Austria e Poshtme, ku u gjet në vitin 1908, por vinte nga liqeni Garda.
Pse është e rëndësishme? Fakti që gurë të ngjashëm me ato të Venusit gjenden pranë liqenit Garda na bën të kuptojmë se 30,000 vjet më parë njerëzit kishin një lëvizje të konsiderueshme midis veriut dhe jugut të Alpeve.
ANTARKTIDA, ZBULIMI I ENDURANCE
Më shumë se njëqind vjet pas mbytjes së anijes, u gjet relikti i Endurance, një anije e udhëhequr nga eksploruesi Ernest Shackleton e cila përfundoi fillimisht e bllokuar dhe më pas u shtyp nga akulli.
Pse është e rëndësishme? Endurance është një monument i epokës së eksplorimit polar dhe u gjet në një gjendje të shkëlqyer, falë temperaturave shumë të ulëta të shtratit të Antarktikut./gazetatema
Lexo edhe:
“KONCERT NË VITIN 1936”, BËHEN BASHKË MARGARITA XHEPA, MANUSHAQE QINAMI E MIRUSH KABASHI (FOTO)