ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, gazetarit amerikan Ambrose Bierce
Të ndihmosh të tjerët do të thotë të rrisësh numrin e mosmirënjohësve.
Hipokrit: njeriu që ka vrarë prindërit e që pastaj kërkon falje në gjykatë se është jetim.
Nuk ka pleq të lumtur, ka veç pleq të dorëzuar.
Përvoja është shuma e atyre njohjeve që na lejojnë të zëvendësojmë gabimet e rinisë me ato të pleqërisë.
Frika nuk ka tru, është e pamend.
Xhelozia është fytyra tjetër e dashurisë.
Thuhet se paraja nuk bën lumturinë; ndoshta bëhet fjalë për paratë e huaja.
Pranimi i fajeve të tjetrit është një nga detyrat më fisnike që na ka ngarkuar dashuria për të vërtetën.
Nëse dëshiron që ëndrrat e tua të bëhen realitet, zgjohu.
Çdo gjë është e mundur, për atë që ka mjaftueshëm këmbëngulje …dhe para.
Përgatiti: L.F-ObserverKult
Lexo edhe:
EMERSON: SHUMË HERË, PARAJA KUSHTON SHTRENJTË
Disa njerëz duket nuk e kuptojnë se duke komentuar dhe gjykuar të tjerët, tradhëtojnë karakterin e tyre të keq.
Shumë herë, paraja kushton shtrenjtë.
Lexoni tekstin e plotë KËTU:
ObserverKult