Emerson: Shumë herë, paraja kushton shtrenjtë

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa nga thënie të Ralph Waldo Emerson

Disa njerëz duket nuk e kuptojnë se duke komentuar dhe gjykuar të tjerët, tradhëtojnë karakterin e tyre të keq.

Shumë herë, paraja kushton shtrenjtë.

Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.

Lumturia është një parfum që s’mund ta hidhni mbi të tjerët, pa rënë ndonjë pikë mbi ju.

Tek çdo gjeni njohim mendimet që kishim refuzuar. Ata kthehen tek ne me një madhështi të tjetërsuar.

Gjithçka është enigmë, dhe çelësi i një enigme është një tjetër enigmë.

Për nevojë, për tendencë natyrore, madje edhe thjesht për kënaqësi, të gjithë citojmë.

Nëse unë e kam humbur besimin tek vetja, kam Universin kundër.

Arti është një dashnor xheloz.

Mos shko ku rruga të çon, por atje ku rruga akoma nuk ekziston, dhe përpiqu të lësh një gjurmë.

Për çdo minutë që je i nevrikosur, humbet gjashtëdhjetë sekonda lumturi.

Shoqëria fiton arte të reja dhe humb instikte të vjetra.

Pakënaqësia është mungesë besimi tek vetja, dhe ngërç për vullnetin.

ObserverKult

Biografia e Ralph Waldo Emerson

LEXO EDHE: Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

Çfarë i bën imponues personazhet e një libri? Si të frymëzohesh nga idhujt pa humbur origjinalitetin? Si të mësosh nga dështimet dhe të kesh kurajën të vazhdosh ëndrrën?

Disa shkrimtarë të njohur ndër vite nuk i kanë kursyer këshillat për më të rinjtë: Ja disa nga këto thënie të tyre

“Përfundoje ditën para se të nisësh tjetrën dhe ndërmjet tyre lërë gjithmonë vend për një gjumë të mirë” – Ralph Waldo Emerson.

“Nis me një individ dhe shpejt do të kuptosh se ke krijuar një tip. Nis me një tip dhe shpejt do të kuptosh se nuk ke krijuar asgjë”- F. Scott Fitzgerald.

“Mos shkruaj asgjë që nuk të dhemb si dreqi”- Charles Bukowski.

Tekstin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu