Prekëse/Herion Mustafaraj: “Prindërit u divorcuan… kisha dy nëna dhe dy baballarë”

Në një rrëfim si kurrë më parë, aktori Herion Mustafaraj ka treguar për “S’e Luan Topi”, historinë e ndarjes së prindërve të tij, kur ai ishte ende shumë i vogël.

I përlotur ai tregon sesi të gjithë tregonin për prindërit e tij si një çift i shkëlqyer. “Gjynah, i kanë marrë më sysh”, thoshin njerëzit, i rrëfeu artisti moderatores Erjona Rusi.

“Ky ishte fati i jetës, pastaj babai u martua dhe nëna disa vite më pas po ashtu. Kështu pas pak kohësh kisha 2 nëna dhe 2 baballarë. Zonja Farushe që u martua me babin tim është një zonjë e përkryer, më donte më shumë se fëmijët e tjerë që bëri me babain tim. Edhe burrin e mamasë nga ana tjetër e kisha si shok, ishte nga një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, shumë të kulturuar. Ata ma bënë atë vështirësinë e ndarjes së familjes më të lehtë”, tha ai./gazeta-shqip.com

ObserverKult

Lexo edhe:

PUTHJA E 30 VITEVE MË PARË, KUR HERION MUSTAFARAJ “HËNGRI NJË FLAKARESHË” NGA MANJOLA NALLBANI

Të gjithë e kanë njohur për rolin “Beni ecën vetë”, por nuk ishte i vetmi ai që do të spikaste aktorin Herion Mustafarajn e që do të shënonte të ardhmen e tij në aktrim.

Kohë më vonë, në vitet e para të rinisë, ai do të luante edhe disa të tjera që zbuluan po ashtu karakterin e veҫantë, shpirtin energjik, por edhe djalin rebel të kohës – atë që dashurinë donte ta jetonte, pa marrë parasysh rregullat “e rrepta” të shoqërisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult