Gjërat që përbuzim shpeshherë kanë më shumë vlerë se gjërat që vlerësojmë…

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Gaius Julius Phaedrus, shkrimtari dhe fabulisti romak ka lindur në vitin 20 p.e.r. në Perandorinë Romake, ndërsa ka vdekur në vitin 51 e. R në moshën 71-vjeçare.

ObserverKult në vazhdim  ua sjell disa thënie të Gaius Julius Phaedrus:

Kujdesi i tepërt është avantazh për pak veta, shumicën e dëmton.

Shumë njerëz i fut në kurth paraqitja.

Kush nuk përshtatet me mirësjelljen, zakonisht paguan shtrenjtë për arrogancën.

Gjërat që përbuzim shpeshherë kanë më shumë vlerë se gjërat që vlerësojmë.

Ka marrë ç’ka merituar, kush humb të vetat, të tjetrit për të zaptuar.

Njeriu i kulturuar, e ka gjithmonë me vete pasurinë e tij.

Nuk duhen bërë kurrë pazare me të fortët e me dinakët, sepse i dobëti do të dalë përherë me brinjë të thyera.

Kujt iu zu një herë gënjeshtra në gojë, s’i zihet më besë, le të thotë të vërteta sa të dojë.

Shumë janë të zënë duke mos bërë asgjë.

Përgatiti: V.K.-ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRELI: PËR KULTURËN E NJË POPULLI, KOHA MË E LIGË ËSHTË KOHA E MEDIOKËRVE…

Një ndër shkrimtarët më përfaqësues të letërsisë shqipe, pa dyshim është Azem Shkrelí.

Ai shquhet për stilin e tij të veçantë të shkrimit, që la shenja të pashlyeshme në historinë e letërsisë sonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult