Poezi nga Klodian Kojashi
O hyjnore që ftyrën lan me ujna prej argjendi
e fshin sytë me bohçen e shpirtit të njerëzve të mirë
kur shfaqesh te dera e natës
fuqia e gjanave të vërteta ma mbush gjoksin me drejtësi
e me frymën e mençurisë qiellore.
Sa herë troket mendimi se s’asht zemra jeme
veçse një yll që vallzon në mesnatën e shpresave tuja t’përjetshme
jeta m’duket nji ndihmë e madhe për ata që ranë prej qiejve
e kuptoj e ndjej thellë se ti ruan me dashuri brenda globit tand
momentet e lavdisë tonë që s’kanë me ra asnjiherë.
*Titulli i origjinalit: “Hanës”
ObserverKult
Lexo edhe:
KLODIAN KOJASHI: UNË S’DASHUROVA…
unë s’dashurova,
ata që dashurojnë
mësohen me dashtë,
s’iu ban përshtypje
u shkon mendja
e kuptojnë
e kërkojnë e gjejnë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
REKOMANDIME LEXIMI NGA KLODIAN KOJASHI
Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Klodian Kojashi.
Ja cilat janë librat që Kojashi u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
————————————
Jo vetëm qi asht e vështirë me sugjeru disa libra por them e pamujtun. Jo, e vështir s’asht me i sugjeru por iluzion i madh me shpresu se tjetri te ato libra ka me hasë ato shije e ka me përtyp me mendje ato vizione që ke provu ti vetë. Kjo sepse, siç thoshte Proust, njeriu s’lexon librin por përmes librit lexon vetveten. Libri, vazhdon Proust, s’asht veçse nji lente qi mundëson me pa brenda vetes ato gjana që pa librin s’i shef dot...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU