Klodian Kojashi: Unë s’dashurova…

përqafon klodian koojashi s'dashurova

unë s’dashurova,
ata që dashurojnë
mësohen me dashtë,
s’iu ban përshtypje
u shkon mendja
e kuptojnë
e kërkojnë e gjejnë
ia njohin oraret dashnisë,
trokitjen,
zemrën e dinë përmendsh
unë jo,
unë u përballa rastësisht,
u gjenda
m’u desht me u marrë
me nji dashni
unë s’disha a me ikë
a me ndejt
ku me shku
kujt me ia thanë
ke me njoftu
a m’pau kush
a ishte lojë
atë ditë nuk kisha as fjalë me vete,
as kohë,
nuk kisha nji zemër që t’ishte
e përshtatshme
për këto raste
unë s’dashurova,
veç e gjeta
e mora,
dhe e mbajta
dashninë
që kam.

ObserverKult

Kliko edhe:

“M’THUAJ SE KE ME M’DASHTË”, ALLA LEXON POEZI NGA KLODIAN KOJASHI (VIDEO)

klodian kojashi s'dashurova

Ti ikë,
e shkon nëpër natë,
madje s’ikë askund,
ti je gjithmonë aty ku
qielli jem dihat,
e trupi m’braktis
toka m’lëshon,
kocat humbin pa vonesë.

Jam vetëm djersë,
të kam shpirt, të jam shpirt,
s’jam shpirt
jam pendesë,
pa asnji vend,
pa forcë e pa mend
jam mjegull pa shpresë.

A shef se prej teje
jam atje ku s’gjendem.

M’thuj se më don,
se jena dashtë,
se m’ke dashtë,
m’thuj se ke me m’dashtë
edhe nëse çmendem!

ObserverKult


Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: MBASE DO TAKOHENA NDONJËHERË…