Çmimi ‘Kadare 2023’: Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

Juria e përbërë nga Natasha Lako, Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika dhe Irena Myzeqari, ka shpallur 10 finalistët  për Çmimin Kadare 2023.

Në këtë edicion të tetë nuk mungojnë emrat e njohur, por vihet re një interes i veçantë nga autorët e rinj. Në fazën e fundit do të përzgjidhen pesë emra, ndërsa fituesi do të zbulohet më 27 shkurt

Edhe në këtë edicion të tetë të Çmimit Letrar Kadare nuk kanë munguar emrat e autorëve të njohur.

Por risi për jurinë kanë qenë prurjet e të rinjve, të cilët kanë dominuar edhe në përzgjedhjen e dhjetëshes finaliste.

Kjo dhjetëshe finaliste do të pretendojë për të fituar çmimin e madh prej 10 mijë euro.

Juria e këtij viti është e përbërë nga poetja Natasha Lako, shkrimtari e gazetari Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, pedagogët Ermir Nika dhe Irena Myzeqari. Ata u mblodhën dje për të përzgjedhur 10 më të mirët mes 27 dorëshkrimeve garuese.

Për fazën e dytë të Çmimit Kadare u përzgjodhën Grigor Banushi me “Gjenerali pa yll”, Leonard Veizi me “Ted B”. Po ashtu Tobias Xhaxhiu me “Imun”, Flogerta Krypi me “Rënja”, Klidi Apostoli me “I abortuari”.

Majlinda Rama me veprën “Të lirë e të poshtëruar”, Nurie Emrullai “Duhet të jetë dashuri”, Piro Loli me “Avokati i Diktatorit”.

Suad Arilla me “Rikthim në vendet e panjohura” dhe Afërdita Blaka me “Në pritje të yllit të Mëngjesit”.

Autorët finalistë do të dorëzojnë brenda datës 10 shkurt veprën e plotë. Ndërkohë në fazën e parë ata dorëzuan dorëshkrimet deri në 25 faqe.

Çmimi Kadare vijon t’i mbetet besnik idesë së promovimit të prozës shqipe. Pra, duke ruajtur si kriter për konkurruesit zhanret në prozë, si romane, novela e tregime.

Juria e Çmimit Kadare zbulon se nga këta dhjetë të përzgjedhur, në fazën e fundit shkojnë pesë prej tyre. Emrat e të cilëve do të shpallen më 17 shkurt.

Më 26 të këtij muaji, që do të mbahet në Llogora do të dalë edhe emri i fituesit të edicionit të tetë të Çmimit Kadare,

Autori apo autorja fituese, përveç vlerës monetare prej 10 mijë eurosh, që e bën Çmimin Kadare ndër më prestigjiozët në hapësirën shqipfolëse, do të shohë të botuar veprën.

Kjo do të mundësohet përmes logos së shtëpisë botuese universitare UET PRESS dhe do të nisë një tur promovimi në të gjithë vendin.

Jo vetëm autorët e Çmimit Letrar Kadare, që në këtë dekadë të parë kanë qenë nga e gjithë hapësira shqipfolëse. Por UET PRESS  e ka një prej shtyllave të politikave botuese mbështetjen dhe promovimin e letërsisë shqipe.

Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja e njohur  Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”.

Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova. Po ashtu Rudolf Marku, Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume.

Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti. Shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano.

Gjithashtu poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë./Liberale.al

ObserverKult


Letra dërguar Enver Hoxhës, ja çka i shkruante Ismail Kadare

Lexo edhe:

KUR ISMAIL KADARE I SHKRUANTE LUFTAR PAJËS, JA ÇKA KËRKOI NGA AI

Nga: Xhevdet Shehu

Historia e një letre se si shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe artisti Luftar Paja kanë ndihmuar një vajzë për të marrë një të drejtë studimi në vitin 1990.

Kjo histori ka ndodhur tridhjetë vite më parë. Ma tregoi krejt rastësisht ditët e fundit aktori i shquar i humorit, Artisti i Popullit, Luftar Paja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult