“Cekja i Beratit” pëson aksident, makina bie në kanal

Aktori i famshëm i humorit, Sejfulla Myftari ose i njohur si Cekja është përfshirë në një aksident rrugor.

Ai ka treguar për fansat e tij detaje se si ka ndodhur aksidenti.

Cekja në një intervistë për Abc, theksoi se aktualisht është mirë nga ana shëndetësore, por ka “lënduar mesin”.

“Isha në Itali në një koncert dhe mora makinën, erdha nga rruga e Belshit, rrëshkita dhe rash në një kanal. Kam shembur pak mesi… Tani jam më mirë, më ndryshe”, tha ai.

ObserverKult

Lexo edhe:


ROLAND TREBICKA, AKTORI QË PO I MUNGON SKENËS SHQIPTARE

Roland Trebicka u lind në Korçë më 17 janar 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”.

Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktorë të tjerë të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në fushën e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj.

Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult