Ja pse Pablo Neruda u eliminua nga regjimi kilian i kohës

Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të Universitetit Mekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues të Çmimit Nobel për Letërsisë.

Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura e Augusto Pin oçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij.

Tani grupi i ekspertëve ndërkombëtarë e konfirmoi përfundimisht ekzistencën e këtyre baktereve në eshtrat e Pablo Nerudës, të cilat “ishin në trupin e tij në momentin e vdekjes”. Sipas studiuesve ai u “helmua 12 ditë pas grushtit të shtetit”.

“Më në fund e dimë që clostridium botulinum nuk duhet të ishte në skeletin e Nerudës.

Çfarë do të thotë kjo?

Që poeti u vra nga agjentë të shtetit kilian”, thotë Rodolfo Rejes, nipi i poetit. Rejes në cilësinë e avokatit në çështjen gjyqësore për vdekjen e xhaxhait të tij, ka pasur qasje në raportin e mjekësisë ligjore.

“Testet tregojnë praninë e një sasie të madhe toksine botulinike”, shton ai. Clostridiumbotulinum është një bacil që zakonisht gjendet nën tokë.

Por ekipi i ekspertëve kanadezë, danezë dhe kilianë, arriti në përfundimin se “ai nuk depërtoi në kufomën e Nerudës nga brenda ose rreth arkivolit të tij, por se e kishte tashmë në trup para se të vdiste”.

Toksina mund të shkaktojë paralizë të sistemit nervor dhe në fund vdekje.

Megjithatë, sot mbetet e panjohur se si dhe kush e injektoi toksinën në trupin e poetit.

“Më në fund u gjet ‘plumbi fatal’ i Nerudës, dhe ai e kishte në trup.

Kush e qëlloi?

Do të zbulohet së shpejti por s’ka asnjë dyshim se ai është vrarë me ndërhyrje direkte nga një palë e tretë”, tha nipi i tij.

Një pjesë e madhe e familjes së Nerudës, e ka mbështetur prej kohësh versionin e Manuel Arajas, ish-shoferit personal të poetit. Ai kishte thënë se Neruda u helmua nga një injeksion në bark nga një agjent sekret i regjimit, nga një person ishte i maskuar si mjek në klinikën“Santa María” në Santiago.

Araja tha për agjencinë e lajmeve Associated Press muajin e kaluar se mendon ende se Neruda “nuk do të kishte mbetur vetëm në klinikë, ata nuk do ta kishin vrarë dot“, duke kujtuar se me rekomandimin e poetit të dielën e 23 shtatorit 1973, gruaja e tij, Matilde Urrutia, ishte me të në vilë për të marrë valixhet, të cilat më pas do të çoheshin në Meksikë të nesërmen.

Nga mesi i pasdites, Neruda u kërkoi të ktheheshin shpejt, por më pas vdiq po atë natë. “Ai nuk ishte i sëmurë rëndë.

Sigurisht ishte i sëmurë me kancer. Ecte me vështirësi, kishte dhimbje, por nuk ishte ende gati të vdiste”– thotë Elizabet Flores, avokatja e familjes në një padi civile të hapur në vitin 2011 nga Partia Komuniste Kiliane, anëtar i së cilës ishte Neruda.

Nga ana e tij, nipi i tij Rodolfo Rejes konfirmoi historinë e Arajas:

Neruda mendonte të transferohej me banim në Meksikë, sepse nga atje do të kishte shansin të bëhej “kundërshtari i madh” i Pin oçetit.

Ky ishte projekti i tij, por edhe frika e madhe e diktaturës që për ta shmangur atë e helmoi për vdekje.

Për këtë është i sigurt edhe ambasadori meksikan në Kili në kohën e grushtit të shtetit, Gonzalo Martinez Korbala, që deklaroi për AP se e kishte takuar Nerudën një ditë para vdekjes së tij: “Peshonte 100 kilogramë dhe ishte mirë me shëndet!”. / “Il Giornale” – Bota.al

ObserverKult


pablo neruda:

Lexo edhe:

HAPEN SËRISH HETIMET MBI VDEKJEN E POETIT TË FAMSHËM, PABLO NERUDA

Nuk ishte një kancer i pandalshëm në prostat, sikurse u tha, por një lëndë toksike vdekjeprurëse shkaku i vdekjes së poetit kilian.

Pablo Neruda, ishte fitues i çmimit Nobel për Letërsinë thuajse 50 vjet më parë.

Tragjedia ndodhi 12 ditë nga grushti i shtetit të gjeneralit Augusto Pin oçet, i cili i dha fund eksperiencës demokratike të presidentit Salvador Allende.

Disa të dhëna të mbledhura në vitet e fundit nga hetuesit kanë bërë që të rikthehen dyshimet dhe të kryhen hetime më të thella mbi çështjen.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult