Antonin Artaud: Vendi ku vuani…

Vendi ku vuani
vendi që e dini se vuani
ku e ndieni
dhe ku sistematikisht
dhe vullnetarisht
i mirëmbani gjërat që i bëni
dhe që i hani
në gjirin e trishtimit të përjetshëm
pa i lënë të dalin në shesh
në një organ përgjithmonë të kotë
ku një qen i pret ato.

Përktheu: Fadil Bajraj

*Titulli i origjinalit: “III”

ObserverKult


Lexo edhe:

MARIANNE MOORE: KËRMILLIT