Fragment
…ndaj ti duhet të heshtësh, nganjëherë. Të marrësh frymë thellë, të thuash një lutje e të flesh. E di, më ke thënë se nuk të zë gjumi, ma ke thënë.
Fol me Krijuesin kur ta kesh normalizuar ritmin e frymëmarrjes e pulsimin e zemrës.
Vëre buzën gaz e fol ngadalë e plot dashuri. Më ke thënë që nuk e përfytyron qartë ndaj nuk komunikon dot. Futu me imagjinatë hapësirave mes planetesh dhe ndjeje prekjen e temperaturave të ulëta trupit, errësirën e jehonën e zërit në fluturimin tand imagjinar…
Preki me bulat e gishtave planetet, yjet. Ndalu ndër ata ku ka ujë, bëhu nymfë përrejve shkëmborë, ani se mund të mos ketë bimësi. Ke mjaft lule në oborrin tand. Fluturimi nuk do të duket i gjatë…
Zbardh dita kaq shpejt. Mund të fillosh të gabosh nga fillimi. A s’jemi të gjithë mëkatarë!
ObserverKult
Lexo edhe:
XHABIR TABAKU: S’DI ÇFARË JAM… NUK DI ÇFARË DUA…
Nga Xhabir Tabaku
Ku mund të takohemi, kur mund të shihemi, si mund të njihemi, a mund të flasim në chat a telefon, a ke kamera që të ta shoh fytyrën?.
Mund të shihemi në mes të Tiranës a në mes të Prishtinës, njësoj. Ose mund të shihemi në Durrës a Sarandë. Më shkruaj – të shkruaj.
Di ta grahësh veturën? Le të shihemi në Korfuz! – larg.
Haj’ të shkojmë në Kotor. Të kujtohet ajo nata në kalanë Rozafa? Në Kotor nuk është njisoj. Ka duar ngërthyer gishtërinjsh e djersë. Të pëlqen djersa?
Po… ajo e freskëta, pa pudër, pa parfum. Nuk i dua ngjyrat thotë burri, as pluhurat as kolonjën as parfumin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult