Esmeralda Nikaj: Gruaja me të zeza

Ty që tash e sa kohë
Më vjen vërdallë
Të kam urrejtur
Sa herë vije tek unë
Dhe më bëje të qaja
Për fëmijën e fshehur
Në barkun tim.

Me afsh vjedhurazi shikoje
Si më tradhtonin
Lotët që dilnin
Nga sytë e pafjetur.

Shpirtin ma peshoje me gramë
Me lule m’i mbushje ëndrrat
Ato të pasmesnatës
Që u vranë nga dora
Që nuk ishte e imja.

Vetëm ty
Nuk të gënjej dot
Sepse ti je në mua
Aty diku
Fare pranë.
Aty diku Fare pranë.

ObserverKult


Lexo edhe:

DY POEZI NGA ARIF MOLLIQI: MARRË ME VETE LUTJET E FUNDIT