Prestigjiozja The Guardian e cilëson kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën si “artisti i botës së politikës”.
“Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën vizatime në zyrën e tij, përdor plotësisht atë që ai e quan shpirti i tij artistik. Vizatimi mbi fletë letre A4, në fleta të përdorura më parë, shënime apo letra protokollare, jo vetëm që i vjen natyrshëm por gjithashtu e ndihmon ta mbajë të përqendruar ndërsa diskuton çështje shtetërore.”
Është një stil unik pune, thuhet në shkrimin e Helena Smith, i prezantuar në Athinë këtë javë ku ekspozita e parë e Edi Ramës në Greqi, e titulluar ”Improvizimet”, u hap në Zappeion Megaro nga ministri i Jashtëm grek dhe ku ishte i pranishëm edhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të punoja në një zyrë dhe jo në një atelie, por arti më ndoqi ndërsa vazhdoja të bëja vizatime gjatë takimeve të mia”, shton Rama.
Edhe një herë, The Guardian kujton atë për të cilën Rama u lakua gjerësisht jashtë kufijve vite më parë, lyerjen e fasadave të ndërtesave të rrënuara me ngjyra të ndezura, kur ishte kryebashkiaku i Tiranës e thotë se ka të ngjarë, që vizita e tij në Londër të përcjellë të njëjtën frymë kundërthënëse e jokonvencionale.
ObserverKult
Kliko edhe:
EDI RAMA ÇEL EKSPOZITËN PERSONALE NË ATHINË: JAM ARTISTI MË I MIRË NË MESIN E KRYEMINISTRAVE
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e hapur në Athinë.
Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë, shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramën në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”, ku prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult