ObserverKult ua sjellë disa fjalë të urta shqiptare:
-Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.
-Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.
-Me pasë bishtin ta presin, mos me pasë ta ngjesin.
-Burimi i mirë duket në thatësirë.
-Mendja është në majë të gjuhës.
-Mendja e lehtë rëndon të zonë.
-Mos bëj petulla me ujë.
-S’mbartet ujë me shportë.
-Si është vendi bëhet kuvendi.
-Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë.
-Duro sa mund, gëzohu pa fund.
-Edhe guri pëlcet kur nxehet.
-Fjalë e ëmbël thyhen të fortin.
-Fjala e mirë në ditë të keqe.
-Hiq inatin gjej rehatin.
-Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.
-Atij që nuk e do, i thuaj’: “Të hyftë vetja në qejf”.
-Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm.
-S’e lenë hunda me pa larg.
-Ban mirë e harro, ban lig e kujto.
-Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli.
-Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.
-Besa asht ma e fortë se vdekja.
-Besa e burrit, pesha e gurit.
-Burri i mirë flet një herë.
ObserverKult
Lexo edhe:
COELHO: KUR DIKUSH DEL NGA JETA JONË, KJO NDODH SEPSE DIKUSH TJETËR ËSHTË DUKE HYRË…
Paulo Coelho, autori brazilian i shumë librave të përkthyer në të gjithë botën, është një ndër shkrimtarët më të mirë të kësaj epoke, i nderuar me qindra çmime të rëndësishme.
Mes mjaft sukseseve të Paulo Coelho, janë edhe shprehjet e librave, të cilat kanë mbetur gjatë në memorien e çdo lexuesi…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU