Ju ftojmë ta dëgjoni këngën 30 ditë e Ramazanit kënduar nga Myslim Lela.
Ka motmot e disa muje,
kemi pas’ nji miqsi të rone,
tashti do t’ja them gjithkuje,
vet m’ke ikë e më ke lone.
O sillu-sillu botë e vjetër,
se t’ka beku perenia,
zoti asht nji e nuk ka tjetër
e beson gjithë njerëzia. A man mend kur ishim fmie,
e lujshim me arra bashke,
unë me grushta t’i hudhsha n’gjie,
ti ke hongër moj, sa ke dashte.
O 30 ditë e Ramazanit,
as kom hongër, as kom pie,
kur t’vjen dita e Bajramit,
bashkë me lalën
do shkojmë n’Xhamie.
ObserverKult
Kliko edhe:
LUTFI DERVISHI: EDHE DJAJTË SHTROJNË IFTAR!
Agjërimi ndërpritet në mbrëmje me iftarin. Iftari është një ngjarje festive kur ndahet me miq dhe familjarë.
Pyetja është çfarë i bën bashkë në një tavolinë njerëzit që besojnë në Zot me ata që për Zot njohin vetëm pushtetin/paranë?
Çfarë kuptimi ka një iftar kur politikania/ministria shkruan në facebook: “Këtë herë në iftarin e shtruar në respekt të besimtarëve të ZAZ 3, 4, 5,”?
Të paktën ky është një deklarim i sinqertë. Por më kulmi i hipokrizisë është kur dëgjon fjalime të bukura nga ata që urinë e provojnë vetëm kur është fjala për pushtet?!
Dhe në këto raste të kujtohet proverbi: gjuha është për të fshehur mendimet!
Pse nuk lënë rast politikanët për të shkuar në xhami/teqe/kishë? Përgjigjen e jep historia e rinisë së një intelektuali par excellence:
“Babai im me pyeti një ditë, kur isha mjaft i ri: A e di ti përse shkojnë njerëzit në kishë? Unë iu përgjigja: për të bërë shërbesat fetare.
– Jo, më tha babai, ata shkojnë për me pa dhe me u pa!”
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult