Poezi nga Arti Lushi
Në xhep një grusht vetëm me monedha.
Një rrumbullakosje gjithë ngut a turp në numërim
Për sigurinë e nevojshme
Para se me një “Bismilah” në pijetore të hyjë.
Mandej vlerësimi i gjendjes:
Gjeologu në vendin e zakonshëm? Po.
Prokurori në vendin e zakonshëm? Po.
*Gilgamesh Gjiza, që është edhe antropolog, edhe kumarxhi ose vrasës në seri?
Po po
E kundërta e një Pellgu Siloami mejhania.
Engjëj në pikiatë zhyten në raki argjinareje
Dhe Skënderia në banak tek kafshon buzën
Dhe i b’zan të shoqit
“Kam një parandjenjë të keqe,
Kam një parandjenjë të keqe”
“Por ti gjithmonë i ekzotizon pasiguritë”-
ia kthen i shoqi.
Një gotë e dytë mund ta shpëtojë botën.
(A thua bota ka nevojë të shpëtohet)
Një e dytë,
Si Jeta pas jetës.
Tani e kuptoj:
Cesaria Evora në sfond stonon me çorapet me motive rombesh.
Paska hala shpresë, medemek.
ObserverKult
Lexo edhe:
ARTI LUSHI: TAKIMI ME ISH-GRUAN DO JETË I SIKLETSHËM…
Fustanet e qepura vetë,
Flokët me këna,
Lozonjare me cianurin në dhëmballë
“Borxhe i kam vetëm mëlçisë dhe Zotit”
-thosh vjehrra ime.
Një herë nuk dija a ta mbysja me këto duar
apo ta palloja,
Kaq skrupuloze qe
Sa mund ta shpinte dramën e saj në këtë pikë.
Thonë që ishte ndër vajtojcat e para që mobilizoi edhe shoqet kur ngordhi diktatori.
E vija në lojë për këtë
Dhe ajo më përçmonte se isha artist, medemek…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU