“Më ka hyrë në palcë frika”, Fjoralba Ponari tregon arsyen pse nuk do të donte të sillte në jetë një vajzë

Ajo është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, por edhe një nga ato personazhe të sinqerta që nuk ngurron të ndajë publikisht frikërat. Po ashtu dëshirat e saj apo të ngrejë zërin ndaj padrejtësive.

Së fundmi ajo ka reaguar në Instagram-in e saj lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi para pak ditësh në qytetin e Aachen, Gjermani.

Një 28-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Jetmira Beka, u masakrua me thikë në një parkim nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar, një 37-vjeçar.

Ngjarja e rëndë që ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj tronditi opinionion publik gjerman, por edhe komunitetin shqiptar.

Fjoralba ka shkruar se ka frikë për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.

“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palcë frika, që të sjell një vajzë në jetë nesër, në një shoqëri që vetëm i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo./ Living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“MË OFENDONTE DHE MË PËRBUZTE THJESHT SEPSE ISHA VERIORE” FJORALBA PONARI TREGON SI E KANË PARAGJYKUAR

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Asaj i janë besuar deri më tani disa nga formatet më të rëndësishëm në Top Channel, si “E diell” apo “Portokalli”.

Ajo ka treguar se është një moderatore shumë e zonja. Falë shkathtësisë dhe elokuencës arriti të ngjisë shumë shpejt shkallët e suksesit.

Mirëpo rruga e saj drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë. Asaj i është dashur të luftoj fort për të realizuar ëndrrat e saj.

Gjatë një bisede me ndjekësit, Fjoralba, kohë më parë, ka zbuluar se në fëmijëri është paragjykuar edhe për faktin se origjina e saj është nga veriu i Shqipërisë.

Moderatorja, Fjoralba Ponari, ka treguar se njëra nga mësueset e saj e ka trajtuar keq vetëm për faktin se vinte nga veriu. Ajo ka ndarë dhe një histori me ndjekësit dhe ju ka dhënë të gjithëve një mesazh shumë të vlefshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult