“Rivale me Vaçe Zelën”/ Liljana Kondakçi flet për bashkëpunimin që e kishte me të

Ikona e muzikës së lehtë shqiptare, Liljana Kondakçi ka rrëfyer, kohë më pare, disa të pathëna nga jeta e saj në art, mes të cilave edhe për rivalët në skenë.

Ndërsa kujton me nostalgji pjesëmarrjen në festivale, Kondakçi tregoi edhe një moment të çmuar me “rivalen” e saj në skenë, Vaçe Zela.

“Ka pasur shumë këngë të bukura por kjo ishte shumë pikante. E këndoja me Vaçen, e kisha ‘rivale’ sepse këndonim të dyja. Dhe më e bukura ishte se Vaçja u kënaq aq shumë saqë në fund fare më tha që kur të këndohet kënga fituese e çmimit, do ta këndosh ti”- tha Kondakçi.

E pyetur nëse ndihet e vlerësuar si artiste, Kondakçi tha se çmimin më të madh në botë e ka prej publikut.

Pjesë nga biseda:

Kondakçi: Ka pasur shumë këngë të bukura por kjo ishte shumë pikante. E këndoja me Vaçen, e kisha rivale sepse këndonim të dyja. Dhe më e bukura ishte se Vaçja u kënaq aq shumë saqë në fund fare më tha që kur të këndohet kënga fituese e çmimit, do ta këndosh ti.

Sepse gjithmonë ajo i këndonte çmimet e para, por këtë herë më tha që: – Jo, do dalësh ti ta këndosh çmimin e parë.

Ky ka qenë një vlerësim shumë i madh për mua sepse Vaçja ishte Vaçja. Ajo ishte më e madhja që kishim.

-Meqë jemi te vlerësimi, a ju kanë vlerësuar? Në kontekstin që, jo publiku sepse publiku padyshim ju do ende, ju duartroket, por vlerësim…

Kondakçi: Tani, të gjithë ata kudo që janë, lartë-poshtë, etj, prapë publik quhen publiku shqiptarë apo jo?

-Jo flas për juritë, çmimet…

Kondakçi: Jo, jo… S’kam pasur ndonjëherë problem për këtë pjesë, por gjithmonë kam menduar se si të kënaq publikun tim. Nuk kam menduar çfarë do më japin apo çfarë s’do më japin. Çmimin më të madh në botë e kam prej publikut./ gazetashqip

ObserverKult


Vaçe Zela

Lexo edhe:

RAPORTI: “VAÇE ZELA ËSHTË ARROGANTE DHE MOSPËRFILLËSE, REFUZOI 15 KËNGË SHQIP”

U publikua, kohë më parë, raport-informacioni i 17 marsit të vitit 1973 për Enverin, Mehmetin dhe Hysniun lidhur me Estradën e Tiranës, i hartuar nga funksionari i lartë i Komitetit Qëndror, Enver Halili, i cili informon rreth atyre që ndodhnin dhe thuheshin aty ku mes të tjerash shkruhet: “Nga diskutimet autokritike me partishmëri të aktorëve të njohur, Skënder Sallaku, Plasari, Shehu, Bukri, Sojli, etj, deri tek kritikat dhe akuzat e ashpëra ndaj këngëtares së famëshme që ishte bërë objekt diskutimi edhe te kolegët”?!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult