Alfred Peza zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar

alfred peza

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka zgjedhur me 9 vota pro, gazetarin Alfred Peza si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Ishin 6 kandidatë që garonin për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, por vetëm 4 prej tyre u kualifikuan me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues,: Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Më herët postin e drejtorit të RTSH-së e ka mbajtur Enkelejd Joti, cili u lirua nga detyra pak javë më parë, dhe u emërua zv/ministër i Mbrojtjes.

Kandidatët shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa 15 minuta të tjera iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

Dhe pas një votimi të fshehtë, Këshilli Drejtues zgjodhi Alfred Pezën si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Peza është një nga emrat e njohur të gazetarisë dhe mediave pas vitit 1990. Ai ka punuar si gazetar dhe në pozicione drejtuese në shumë media kombëtare. Për një mandat 4 vjeçar, ai ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

ObserverKult

Kliko edhe:

NOSTALGJI: DËGJONI DISA NGA KËNGËT MË TË MIRA TË TË GJITHA KOHËVE TË FESTIVALIT…

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: MUSHKONJAT NË QERSHOR

U kafshova nga era dhe mushkonjat
dhe nga buzët e tua pa fjalë.
Ato të mallkuarat kanë periudhën e shumimit,
gjakun e pijnë pa nam
dhe rrufeshëm si shtazë prehistorie
thellë i ngulin turbinat në mish.
U përqafova nga pritja
si të ishte nëna ime e dytë,
më ledhatoi mbrëmja
dhe hedhja e syve karrem mbi filispanjë.
E pashë veten peshk i joshur agonie
në brigjet e thata t’braktisjeve të tua,
me qerpikët e syve varur si grep çeliku
anës buzës sime
anës anës…

ObserverKult