I ruajnë kufomat, i veshin me rroba/ Keni dëgjuar për këtë traditë?(Foto)

Foto ilustrim

Familje që zhvarrosin trupat e të afërmve të tyre dhe ndezin cigare në “buzët” e tyre është një ceremoni tradicionale në Indonezi. Populli Toraja, i cili jeton në rajonin malor të Sulawesi-t jugor, tregojnë kujdes për të dashurit edhe pas vdekjes së tyre.

Sipas tyre, kufiri midis jetës dhe vdekjes është pjesë e një rrugëtimi më të gjatë drejt botës shpirtërore. Mund të duhen vite që familjet të kursejnë para për funeralet luksoze dhe deri në atë moment, kufomat vendosen në shtëpi ose varre modeste për vite me radhë.

Të gjallët flasin dhe kalojnë kohë me trupat gjatë kësaj kohe, madje edhe i ‘ushqejnë’. Ata besojnë se nëse shpirtrat e paraardhësve të tyre nuk janë të lumtur, të korrat e atij viti nuk do të jenë të bollshme.

Për këtë arsye, çdo 3 vjet fshatarët organizojnë ceremoninë shekullore Ma-nene. Emri i saj përkthehet si “Kujdesi i Paraardhësve” dhe zhvillohet në fund të Gushtit.

Të vdekurit ruhen në formalinë për të ngadalësuar dekompozimin e tyre. Gjatë festivalit, kufomat zhvarrosen dhe me shumë dashuri, vishen me rrobat më të mira. Të afërmit kujdesen edhe për arkivolët, të cilët riparohen dhe zëvendësohen pjesët e prishura.

Ndonëse pamja e skeleteve të ngrira të veshur me rroba mund të duket e çuditshme për dikë nga jashtë, ceremonia tradicionale lejon popullin Toraja t’iu shfaqë respekt të dashurve të tyre të ndjerë. Ata shkrepin foto me kufomat, i marrin për drekë. E madje ndezin edhe cigare në buzët e tyre.

Fëmijët mësojnë që kur janë të vegjël që të përballen me vdekjen dhe ta pranojnë atë si pjesë të udhëtimit shpirtëror. Tradita unike vijon prej shekujsh, pavarësisht modernizimit të botës.

ObserverKult


Dëshmia e ish-të burgosurit: Ismail Çeprati
Foto ilustrim

Lexo edhe:

I VRANË NË KUFI DHE UA SHËTITËN KUFOMAT NË GJITHË SHKODRËN

Kufomat i kishin lidhur me tela me gjemba në spondet e një kamioni. Dhe ishin përçudnuar në një shëtitje makabre në gjithë Shkodrën dhe fshatrat përreth.

Nga Admirina Peçi

24 gushti i vitit 1989 ka shënuar një ngjarje makabre, që ka tronditur atë kohë. Gjithë Shkodrën me rrethina.

Dy te rinj nga fshati Hoten i Barbullushit, kushërinj të një fisi, Gjon Mark Kumbullaku, 25 vjeç dhe Dodë Fran Gjerkaj, 22 vjeç, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar. Të rrethuar me tela me gjemba në zonën  Sukaj, Dajç. Ata ishin pikasur nga ushtarët dhe ishin vrarë me automatikë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult