Poezi nga Arif Molliqi
Njeriu i pasur ka stil
shumë gjëra i bën si kafshët
është absurde kur them
se edhe seksin e bën më stil kafshësh
vë bast se në banjë para se t’ia lëshon ujin
guaskën së WC-së, e kontrollon me stil.
nuk shqetësohet kur shanë kamerierin
për njëqind darka kusur të munguar
as nuk shqetësohet kur e dëgjon
stomakun e lypësit duke ulëritur breg rruge
Njeriu i pasur është njeri i shpifur
por kjo nuk ka rëndësi për të
se ai jeton jetë më stil muti…
e kur ecë mbas një funerali
nuk i intereson i vdekuri
pyet sa do të ketë kushtuar arkivoli
sa para do të kursente
po t’i fusnin në një arkivol dy veta
kjo është dëshira e njeriut të pasur
por me stil…
(22.06.23)
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIMTARI ARIF MOLLIQI SJELL PËR LEXUESIT “KRESHNIKËT” E BOKSH BARUTIT
Nga Sabit Rrustemi
Shkrimtari dhe krijuesi Arif Molliqi, i cili prej tri dekadash e sa jeton e krijon në mërgatë (Gjermani ), pas një serë veprash në poezi, prozë dhe publicistikë, kësaj here lexuesit i befason me një vepër të re, ndryshe nga të tjerat.
Bëhet fjalë për përmbledhjen me poezi humoristike, satirike e parodi pikante, me titull, “KRESHNIKËT” E BOKSH BARUTIT, të cilat fshikullojnë përditshmërinë tonë që nga fundi i viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar e këndej, veçmas skenën tonë politike dhe atë, skenën gjithëshqiptare, të cilën, natyrisht për ta parë ashtu si duhet, e karikaturon tej mase përmes vargjeve, duke ia shpërfaqur në publik, përmes petkit poetik, të gjitha të palarat, gafet, naivitetet, sorollitjet, mendjemadhësit e kapërdisjet e shfrenuara brenda e jashtë trojeve tona.
Një pjesë e lexuesve si dhe njohësve të letërsisë, veçmas bashkohanikët e Arif Molliqit, e dinë që Boksh Baruti është pseudonimi i hershëm i shkrimtarit, qysh nga vitet shtatëdhjeta kur kishte filluar të merrej me humor dhe ishte njëri nga bashkëpunëtortët e zellshëm të revistës për humor e satirë, THUMBI nga Prishtina…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU