Enrique Iglesias kthen sheshin “Skënderbej” në kantier ndërtimi, nis puna me skenën më të madhe në Shqipëri

Stafi i këngëtarit ka mbërritur tashmë për të nisur punën me ritme të shpejta për koncertin e 30 qershorit ndërsa 19 kamionë kanë ardhur nga Turqia, Italia dhe Holanda.

‘Backstage Global’ dhe ‘Live’ janë organizatorët e eventit të madh në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Po ashtu me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, e cila e ka futur këtë koncert në listën e eventeve të “Javës/ Ndërkombëtare të Kulturës Spanjolle”.

Artisti spanjoll do të këndojë LIVE hitet e tij në një koncert madhështor për gjithë adhuruesit e ritmeve latine. Ndërsa ai do të shoqërohet nga banda e tij dhe grupi i baletit, duke premtuar një natë super të zjarrtë.

Shitja e biletave vijon në www.backstage.al dhe në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, i cili u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90.

Më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could i have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack”  e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë me disqet më të shitura në botë. Ai numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billbord si mashkulli më i suksesshëm në “klube dance style” i të gjitha kohërave./gazetatema.net  

ObserverKult


Lexo edhe:

ENRIQUE IGLESIAS DHE RICKY MARTIN, KONCERTE NË TIRANË- JA KUR DO TË PERFORMOJNË

Dy ikona të muzikës do të vijnë në Shqipëri së shpejti. Ata kanë garantuar një atmosferë elektrizuese. Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë në Tiranë.

I pari si ambasador i kulturës spanjolle, do të performojë më 30 qershor. Ai do t’i paraprijë Javës së Kulturës Spanjolle. Ricky Martin, posterin e të cilit e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, do të performojë në sheshin “Skënderbej”. Ai do të performojë mbrëmjen e 20 korrikut. Kjo është hera e parë që këngëtari vjen në Tiranë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult