Ndahet nga jeta aktorja e “Charlie’s Angels” dhe “James Bond”

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktorja Tanya Roberts, e njohur për rolet e saj në filmat “James Bond. A view to kill” dhe sezonin e fundit të “Charlie’s Angels”.

Roberts u ndje keq ndërsa dilte shëtitje me qentë e saj më 24 dhjetor dhe u dërgua me urgjencë në një spital të Los Angeles, ku më pas ndërroi dhe jetë, transmeton ‘a2news.com.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj, ndërkohë që nga ‘Hollywood Reporter’ mësohet se shkak nuk ka qenë koronavirusi.