Ky është filmi i ri horror që po i tmerron shikuesit

Klientët e Netflix janë tmerruar nga një film horror australian, me protagoniste aktoren Sarah Snook.

“Run Rabbit Run” ka nisur të shfaqet në 28 qershor dhe pas dy ditësh kanë nisur ankesat e atyre që e kanë parë, që e cilësojnë shumë rrëqethës.

“Po shikoj ‘Run Rabbit Run’ dhe po më pushonte zemra. E ndalova në gjysmë”, shkruan një përdorues i Twitter.

Një tjetër shton: “Po më rrëqeth ky film…”.

Ndërsa shumë të tjerë patën ankesa për mënyrën se si përfundon filmi horror “Run Rabbit Run”./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

15 FAKTE INTERESANTE QË NDOSHTA NUK I DINIT PËR FILMIN “KUMBARA”

Këto janë disa fakte në lidhje me kryeveprën e Francis Ford Coppola-s që përshtati filmin nga romani i Mario Puzo-s. Filmi “Kumbara” cilësohet gjerësisht si një nga më të mirët të historisë së kinematografisë.

1. Francis Ford Coppola ishte në rrezik shkarkimi gjatë produksionit

Francis Ford Coppola nuk ishte regjisori i parë i Paramount Pictures që kishte në mendje “The Godfather”. Elia Kazan, Arthur Penn, Richard Brooks, dhe Costa-Gavras të gjithë këta e refuzuan këtë punë dhe, pasi filmimi nisi, drejtuesve nuk po u pëlqente shumë drama me të shtëna e Coppola-s. Ata donin një film me gangsterë më banalë dhe kështu deshën ta hiqnin atë.

2. Coppola luftoi për të mbajtur logon e famshme

Studio fillimisht donte të hiqte portretin e dorës me marionetën që ishte si logo filmi, por Coppola këmbënguli në mbajtjen e tij, sepse Puzo, autori i librit e kishte bashkëshkruar skenarin me të…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU