Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në bashkëpunim me Arkivën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Departamenti i Manastirit, do të sjellë ekspozitën e vëllezërve Janaki Manaki (1878-1954) e Milton Manaki (1880-1964), kuruar nga Dr. Luçjan Bedeni.
Koleksioni i tyre i ruajtur në Arkivin Historik të Manastirit, përmban 6702 negativë në xham, 2087 plan film dhe 1071 film rul, 7041 stampime fotografike, 3867 dokumente dhe 49 kamera dhe materiale të tjera ndërsa në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut ruhen një sërë filmash që ata realizuan me “Kamera 300”, prej së cilës njihen edhe si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut.
Ekspozita i kushton një vëmendje e veçantë popullatave lëvizëse, përafërsive etnografike dhe ritualeve të ngjashme të popujve të Ballkanit, të cilët i gjejmë të pasqyruar në rrugëtimet e Manakëve në rajon.
Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe i realizuar në bashkëpunim me Arkivën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Departamenti i Manastirit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa muaj, në Muzeun “Marubi”./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA QË KEL MARUBI IA DËRGONTE AHMET ZOGUT, KËRKONTE NGA AI PARA
Kel Marubi, një ndër më të famshmit e dinastisë Marubi, ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror.
Kel Marubi ka fiksuar momentet të rëndësishme historike për Shqipërinë e asaj kohe e drejtuar nga Ahmet Zogolli, si kryeministër i vendit.
Një dokument nga Arkiva e Shtetit, sjell detaje mjaft interesante të raporteve të tij me kryeministrin Ahmet Zogu, në momentet kur Marubi po përpiqej të garantonte shkollimin e birit të tij…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU