Arjola Zadrima: Tash po më duhet me ardhë tek ti…

Një poezi për hanën, nga Arjola Zadrima

Unë të la diçka timen
çdo ditë.
Si me thanë një qerpik,
fshehtas një shikim,
një dramcë zemër
një grimë shpirt.
Një fjalë prej thellësive
një frazë përhanshëm,
a varg drite…
Një rresht sot
një nesër,
e një tjetër mot.
Se ndoshta tash po më duhet
me ardhë tek ti,
sa me të kërku një poezi
që kur isha me hanë mrendë
të pata nisë.
A po ma gjen?

ObserverKult


Lexo edhe:

KANË FRIKË NGA GRATË E FORTA…RRËFEN ARJOLA ZADRIMA

Përveç se me poezi, përkthime dhe me emisionin e saj “Pena e Shkodrës”, Arjola Zadrima shpesh sjell për lexuesit edhe rrëfime të shkurtëra mbushun urti jetësore.

Ju ftojmë ta lexoni një prej tyre:

Njerëzit kanë frikë nga gratë e forta!

arjola zadrima

Nga Arjola Zadrima

Mu kujtu im shoq, sonte.
Po kthehesha pak ma parë , në kamë. Ma shumë tuj shiju ecjen, freskinë e mramjes, rrugicën e boshatisun. Gjendesha e zhytun në habitatin tem.
Mbas do minutash ndjeva hapa mbas vetes. Ajo ndjesia e sikletit sikur shtohej, por mu kujtu Franci. Kishte net kur kthenim vonë , dhe po kështu ndodhej ndokush mbas nesh. Unë kisha frikë aso kohe, ndërsa ai mundohej me m’qetësu…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU