Artdashësit dhe të apasionuarit pas filmit, e kujtojnë me siguri 18 korrikun e vitit 2008, kur për herë të parë u shfaq premierë Mamma Mia’.
Filmi i paharrueshëm që prej daljes së tij dhe me kalimin e viteve krijoi një lidhje brezash duke bërë që edhe sot muzikali i famshëm i grupit ‘ABBA’, të këndohet apo të ripërdoret në skena teatrale.
Edhe në Tiranë, më datë 25 dhe 26 korrik në Amfiteatrin e Liqenit Artificial do të zhvillohet teatri muzikor i quajtur pikërisht ‘Mamma Mia’.
Ky teatër muzikor do të zhvillohet nga kasti i mirënjohur i aktorëve shqiptar si Elia Zaharia Zogu, Gerta Mahmutaj, Amos Zaharia, Donald Shehu, etj.
Aktorët me talentet e tyre do ta sjellin këtë shfaqje në mënyrën më magjike./
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
ABBA MUND TË RIBASHKOHEN PAS SUKSESIT TË SUEDISË NË EUROVISION
ABBA-t më në fund mund të ribashkohen. E kjo pasi që Suedia triumfoi në Eurovision, sipas ”The Sun”.
Loreen krijoi mundësinë duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin.
Suksesi i Suedisë do të thotë se ngjarja do të organizohet në atdheun e ABBA-s vitin e ardhshëm. Kjo pikërisht në 50-vjetorin e fitores së tyre me këngën ”Waterloo”.
Fansat mendojnë se do të ishte koha e përsosur për të parë sërish Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus. Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad në skenën e konkursit të këngës.
ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision. Kjo përfshirë ”Mamma Mia” dhe ”Dancing Queen”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult