Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Celine Dion, e cila ka disa vite që është duke u ballafaqur me sindromën e personit të ngurtë (SPS), si duket nuk do të jetë në gjendje të këndojë më për fansat e saj të dashur.
Kjo për shkak që gjendja e saj nuk po vjen duke u përmirësuar dhe sëmundja ka avancuar, bënë me dije një burim.
Po ashtu ky lajm është bërë edhe më bindës pasi që ajo ka shtyrë edhe koncertet tek për vitin e ardhshëm, gjegjësisht në maj. E kjo padyshim se ka mërzitur fansat e saj.
Më tej bëhet me dije se këngëtarja për shkak të gjendjes së saj dhe trajtimit nuk është duke dalë nga shtëpia.
“Ka 600 ditë që ajo nuk është fotografuar, pra nuk ka dalë nga shtëpia. Ajo nuk po mund të ecë ndërsa trupi i është deformuar. Ajo nuk mund të durojë as zhurmat”, shkruan thenews.com
Ndryshe, bëhet me dije se motra e Celine, Linda është duke u kujdesur për të.
ObserverKult
Lexo edhe:
CELINE DION DIAGNOSTIFIKOHET ME SINDROMËN E RRALLË, ANULON KONCERTET
Celine Dion njoftoi të enjten në mëngjes se ajo është diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë (SPS) dhe do të shtyjë ose anulojë shfaqjet e saj.
“Unë kam qenë duke u marrë me probleme me shëndetin tim për një kohë të gjatë dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar,” tha ajo e përlotur në një video të postuar në rrjete sociale, media.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult