Muzeu i Muzikës në Gjakovë, mbrëmë u dogj por fatmirësisht që të gjitha elementet që kanë vlera historike brenda këtij objekti kanë shpëtuar.
Lidhur me djegien e këtij objekti me rëndësi kulturore, ka reaguar së fundmi edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij, Facebook.
“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Çeku.
Ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, sipas ministrit Çeku do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale.
Ndërsa pas restaurimit, ai tha se do të merren të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut./ObserverKult
Lexo edhe:
MINISTRI ÇEKU VIZITON EKSPOZITËN E MATOSHIT, I DHUROHET EDHE LIBRI “THE LIL’S POEM” I BOTUAR NGA LITTERA
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi ekspozitën personale të Halil Matoshit, “Kujtesa e ujit” dhe me këtë rast atij iu dhurua edhe një kopje e librit më të ri të Matoshit, “The Lil’s poem” e që u botua nga Littera.
Me datë 10 gusht është hapur ekspozita e parë personale e gazetarit dhe artistit Halil Matoshit e quajtur “Kujtesa e ujit”, ekspozitë kjo e cila është organizuar në shenjë të trevjetorit të themelimit të medias 10.
Për ta parë këtë ekspozitë së fundmi ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili në takimin që ka pasur me drejtues të Televizionit 10 ka biseduar për artin, pikturat dhe historitë që gjenden pas tyre.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult