Publikohet për herë të parë, audio përgjimi i princeshë Dianës që rëndon pozitën e mbretit Charles

Është publikuar një audio e re e princeshës Diana teksa tregon se si princi Charles i Britanisë, tashmë mbreti Charles III, ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi princi Harry.

Princesha e ndjerë regjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi në fshehtësi biografit të saj, Andrew Morton, para vdekjes në një aksident me makinë në 1997. 

Disa nga audiot po publikohen për herë të parë përpara një dokumentari që do të dalë vitin e ardhshëm të quajtur, “Diana: Pjesa tjetër e historisë së saj”. Nga këto audio pritet të rëndohet pozita e Mbretit Charles.

Gjithsej janë shtatë orë kaseta. Kur u pyet nëse do të publikonte më shumë audio, Morton tha, “Ka interes global, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Të enjten u mbushën 26 vjet nga vdekja e Dianës./gazetatema

ObserverKult


princesha diana

Lexo edhe:

VDEKJA TRAGJIKE E PRINCESHËS DIANA, MISTERI I PAZGJIDHUR I “FIAT UNO” PAS 26 VITESH

Kanë kaluar tashmë 26 vjet nga aksidenti në Paris që i dha fund jetës së Princeshës Diana, një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Dhe gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht hetimeve të policisë franceze dhe britanike, makina e dytë që dyshohet se u përfshi në ngjarjen që çoi në vdekjen e princeshës 36-vjeçare mbetet e zhdukur.

Ishte nata vonë më 31 gusht 1997, kur një përplasje në një tunel në kryeqytetin francez shkatërroi një Mercedes-Benz S-Class të zi. Brenda saj ishin Diana dhe i dashuri i saj i atëhershëm Dodi Fayed, pas një vakti që kishin ngrënë në hotelin Ritz….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU