Jam operuar nga kanceri i gjirit, po jetoj me një këmbë në varr! Rrëfimi i modeles…

Modelja Linda Evangelista, 58 vjeç, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri në vitin 2018 dhe se asokohe iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë.

Supermodelja kanadeze tha për Wall Street Journal se vitin e kaluar zbuloi një gungë tjetër në gjoks.

Evangelista saktësoi se prognoza e saj është “e mirë por jo e shkëlqyer”, duke shtuar se e ka “një këmbë në varr”.

Evangelista shpjegoi se kishte bërë kimioterapi dhe terapi rrezatimi për kancerin e fundit.

“E di që e kam njërën këmbë në varr, por jam plotësisht në gjendje për të festuar”.

Vitin e kaluar Linda Evangelista u shfaq në kopertinën e “Vogue” për herë të parë pasi pretendoi se ishte “shtrembëruar” nga një operacion estetik i gabuar.

Duke folur përpara nisjes së serialit të ri të Apple TV+ “The Super Models”, i cili përmban intervista me Evangelista dhe yje të tjerë të pasarelës së viteve ‘90 si Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Christy Turlington, ajo tha se kanceri i saj u zbulua për herë të parë gjatë takimit vjetor të mamografisë.

“Rrethanat nuk ishin të mira dhe për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë, pa hezitim, pasi doja të lija gjithçka pas dhe të mos shqetësohesha, zgjodha një mastektomi të dyfishtë.

Mendova se isha mirë dhe gati për jetën. Kanceri i gjirit nuk do të më vriste.”, tha ajo.

ObserverKult


Lexo edhe:

KISHA KANCER, DJALIN ME AUTIZËM, POR IA DOLA…

Jam 51 vjeçe. Në historinë e jetës kam një kancer, ndërsa në atë të karrierës kam libra, seriale dhe filma të realizuar vetë. Jam nëna e një djali, të cilit i kam dhuruar ditë dhe netë të tëra, vetëm për ta bërë të ndihet që ka një vlerë të shtuar në autizmin e tij...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

Lexo edhe:

ALEKSANDËR ÇIPA: VIZITË NË FSHATIN E BRAKTISUR

Këtu dhe era nuk heq më fletë,
Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.
Në oborre dhe kopshte, vetëm bosh
Dhe nëpër pragje ca grushte dhera.

Në botë të heshtjes-në varreza,
Freski e cungët një varr i ri.
Kortezhet me të paktë njerëz,
Një kuje dhe, më shumë vetmi.

Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,
Muret me gropa i janë bërë.
Nga malli për ikjen e frymëve,
Në bosh, si nën regjim e rënë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult