Xhavit Beqiri: Dardania Sacra

(Himn në shtatë distikë)

Kur terri sundonte qiellën e dheun
Ti vetëflijoheshe me Prometeun

Tempull i stolisun nga Flori e Lauri
Altar Bogdani – gral i artë nuri

Ti që lidh botën kryq e tërthor
Lind urtakë e mbretní bën hor

Si gurrë Drini, si shkrep Rugove
Si flori Trepçe, si sy shqiponje

Zjarrin me zjarr ndër shekuj e shove
Pastaj nga hiri yt më vete dole

Kur zotat shkreptinin mort e maraz
Ti botës i falje veç bekime e gaz

Shêjtore e gjallë therorish titane
Yll i përjetshëm – Nâna Jonë Dardane.

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

XHAVIT BEQIRI: JETOJ E KRIJOJ SIPAS MËNYRËS SIME, SIPAS CREDOS SIME! 

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari Xhavit Beqiri.

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

Shpesh kam bërë përpjekje t’i trokas kujtesës sime për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje. Dhe, përherë, si nëpër mjegull, ndërmend më sillen disa libra për fëmijë, me pak tekst, por me shumë ilustrime të bukura.

Ndërsa, titulli që e kujtoj qartë mbetet romani për fëmijë Vitet e rinisë i autorit Arçibald Kronin (botuar nga “Rilindja”). Ishte tjetërfare nga të gjithë librat me “partizanë e gjermanë” që duhej t’i lexonim si fëmijë. Kjo duhet të ketë qenë arsyeja që më ka pëlqyer aq fort atëherë, sepse në leximet e mëvonshme më është dukur një libër i mirë, por i zakonshëm.

Kur ratë në “grackën” e saj?

Nga pikëshikimi i tanishëm, nuk mund ta përcaktoj saktësisht kur rashë brenda kësaj “gracke”. Nuk jam nga ata që “krijimtarinë letrare e nisën që në bankat e shkollës fillore”. Ndonëse kam lexuar shumë dhe rregullisht, tundimin e krijimit e kam njohur vetëm aty nga fundi i shkollës së mesme, kur po afrohej matura…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU