Shumë gjëra të vjetra më bëhen në shtëpi
Dhe s’gjej një kënd bashkë t’i mbledh
Shpeshherë bëj t’i fus në një kuti
T’i dhuroj ose tutje diku t’i hedh
Por shpejt pastaj mendje ndërroj
Dhe i lë ashtu të rrinë në qetësi
Me kohën, edhe shoqe tjera u shtoj
Që bashkë të flasin pa ndjerë vetmi
Nuk është gabim, i them vetes ndonjëherë
Që me gjëra të vjetra më mbushet shtëpia
Sepse secila antikë brenda vetes thellë
Ruan një prej dhembjeve të mia
Nga dhembjet s’ ikim dot, as unë-as shtëpia…
ObserverKult
*Titulli i origjinalit: Pse s’mund t’i hedh dot gjërat e vjetra…?
Lexo edhe:
BESIM ZYMBERI: DO MBAJMË MEND VEÇ DASHURINË…
Poezi nga Besim Zymberi
Uji që rrjedh, nuk kthehet prapa
Por shtrat i lumit nuk zbrazet kurrë
Ashtu nga jeta mund t’kthejmë hapa
Veç si një mall të ndrydhur në lëkurë
Tek po mendoja m’u kështu sot
Bashkë me mua ishe edhe ti
Kujtimeve kurrë nuk zbres kot
Siç s’është e kot një dashuri
Po ti, nuk më the gjë, ku mund të jesh…
Kur botë e zezë digjet në frikë
Mjafton një shkëndijë thellë të ma ndjesh
Pa n’djall tërmetet, epidemitë…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
BESIM ZYMBERI: E DASHUR, TI E DI SE KU MUND TË MË GJESH
Edhe sonte, patjetër aty do të jem
Ndaj ti e di se ku mund të më gjesh
Dy gota mënjanë me kohë i kam vënë
Dhe vetëm një qiri do jetë ndërmjet nesh
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult