Tjetër akuzë për Shakirën, mund të dënohet me 8 vjet burg

Këngëtarja e njohur, Shakira, për të dytën herë është akuzuar për evazion fiskal nga qeveria spanjolle.

Prokurorët spanjollë kanë akuzuar yllin e popit, se nuk ka paguar 6.7 milionë euro taksa për të ardhurat e saj në vitin 2018.

Sipas tyre kjo ka ndodhur kur ajo dështoi të deklarojë milionat në paradhënie për turneun e saj botëror në El Dorado.

Prokurorët spanjollë hapën hetimin e dytë në korrik 2023, por publikuan detajet tek së fundi.

Rrjeti spanjoll RTVE thotë se këngëtarja 46-vjeçare është në dijeni të akuzave të reja, por Agjencia e lajmeve Reuters raporton se ekipi ligjor i Shakira-s në Miami  ku ajo po jeton tani ende nuk është njoftuar për to.

Në vend të kësaj, ata ishin “të fokusuar në përgatitjen për gjyqin për vitet fiskale 2012/14, i cili do të fillojë më 20 nëntor,” i thanë Reuters në një deklaratë.

Shakira përballet me gjyqin për gjashtë krime të veçanta të dyshuara tatimore në Barcelonë këtë nëntor, akuza këto të cilat ajo i ka mohuar.

Në atë rast, ajo është akuzuar se ka dështuar të paguajë 14.5 milionë euro (15.3 milionë dollarë, 12.6 milionë £) në taksë midis 2012 dhe 2014, por ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje.

“Kam besim se kam prova të mjaftueshme për të mbështetur çështjen time dhe se drejtësia do të mbizotërojë në favorin tim”, tha ajo në shtator, në një intervistë për edicionin spanjoll të revistës Elle./bbc/ObserverKult

——-

Lexo edhe:

SHAKIRA (GRUAJA E VITIT): NUK DUHET TË NA INTERESOJ NËSE NA DUAN APO JO…

Shakira, përtej një periudhe të trazuar personale, po shijon një moment të ëmbël profesional.

Artistja kolumbiane mori çmimin ‘Gruaja e Vitit’ në Billboard’s Women në Latin Music Awards të shtunën. Kjo ngjarje u mbajt në Miami. Aty ku këngëtarja jeton aktualisht me fëmijët e saj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


BESIM ZYMBERI: SI S’MË DESHE PAK EDHE TI…

Poezi nga Besim Zymberi

Ishte një ditë e bukur dje
Do jetë edhe nesër përsëri
Ndaj i shkujdesur do t’shtrihem të fle’
Siç do të shtrihesh të flesh edhe ti

Mallin për ty gjithnjë e përbij
Mes ëndrrave pa gjetur qetësi
Ashtu mëngjeset e bukura i gdhij
Mu siç i gdhin ato edhe ti

Hëna nga e plotë bëhet hark
Tek zgjatet netëve si litar i zi
Ia fus siluetat radhë në varg
Në secilën patjetër edhe ti…

E sheh sa të përbashkëta kemi
Dhe njëjtë i bëjmë unë dhe ti
Por njëri-tjetrit dot s’ia themi
As unë ty, as mua ti…

Ndoshta ngase n’dy jetët e mia
Dy jetë pra, të t’mos vijë çudi
Në njërën është tërë gjithësia
Ndërsa në tjetrën je vetëm ti

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult