Premiera e shfaqjes “Masë për masë” e William Shakespeare në Gjakovë është shfaqur nga trupa teatrale e Gjakovës dhe Prizrenit.
Kjo shfaqje është bashkëprodhim i teatrove të dy qyteteve “Hadi Shehu” dhe “Bekim Fehmiu”, derisa shpalosi një sinergji të jashtëzakonshme artistike, duke vënë sërish në pah potencialin e lartë të aktorëve.
Në mesin e shumë artdashësve, shfaqja u ndoq nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputetët Mimoza Kusari Lila, Adriana Matoshi, Agon Batusha, dhe drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri.
Ndryshe, reprizat do të shfaqen sot dhe nesër më 4 tetor duke filluar nga ora 20:00./ObserverKult
Lexo edhe:
POS SHFAQJES “1984”, JA ÇKA MUND TË SHIHNI NË DITËT NË VAZHDIM NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS
Shfaqja “1984” e fokusuar në historinë e dashurisë dhe po ashtu e gërshetuar me politikën, fuqinë e ligjit u shfaq së fundi në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë).
Kjo shfaqje ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, derisa për ta parë këtë shfaqje ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministria e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetja Adriana Matoshi dhe shumë artdashës të tjerë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
TEODOR KEKO: UNË TË KAM DASHUR. NATËN E MIRË!
Poezi nga Teodor Keko
Kur dikush thote bri meje “Irenë”
unë të kujtoj ty qetësisht.
Bie një muzg e zverdh një vjeshtë,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.
Nuk të harrova, megjithëse kurrë
s’të thashë: “Irenë, unë të dua!”
Atëherë në zemer dyzimi – luftë
përfundimisht më mundi mua.
Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po unë heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugën drejt fjalëve.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult