“Arti në shkolla” në Mitrovicë, nxënësit njihen me trashëgiminë kulturore

Programi “Arti në Shkolla” po e vazhdon rrugëtimin e nisur ditë më parë në Gjilan edhe në qytetin e Mitrovicës.

Sipas një njoftimi në Facebook të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në Mitrovicë është shënuar aktiviteti i parë që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore të këtij qyteti.

“Nxënësit e SHFMU ‘Trepça’, sot kishin mundësinë që të shprehin kreativitetin e tyre në art dhe nëpërmjet tij të njoftohen me trashëgiminë e pasur kulturore të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.  

Ndryshe përmes programit ndërministror “Arti në Shkolla” nxënësit e shkollave të përzgjedhura në 4 komuna po i zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të artit përmes praktikimit tij. Po ashtu nxënësit po kanë mundësinë të takohen me artistë dhe të vizitojnë institucione të kulturës.

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS GJILANIT, “ARTI NË SHKOLLA” FILLON EDHE NË PRISHTINË

Pas fazës së parë në Gjilan ku nxënësit kanë pasur mundësi të ndjekin koncertin në kuadër të programit “Arti në shkolla”, duke filluar nga sot edhe nxënësit e Prishtinës do ta kenë këtë mundësi.

Kështu ka njoftuar Filarmonia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, derisa ka treguar se cilat do të jenë katër shkollat e para që do të mund ta ndjekin këtë koncert, dhe po ashtu çka tjetër do të ketë ky program.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


migjeni zeneli

MIGJENI: GRUE A HYJNESHË M’ERDHI NGA GJIN’ I ERRSINËS…

rue a hyjneshë, e mbështjellun n’errsi të natës,
zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia
dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,
një heshtje parathanse zemrën don të ma përpijë,
vetëm që ora këndon kangën e thjeshtë të natës
-jo -jo! dhe diku larg dëgjohen tingujt e kangës
Grue a hyjneshë m’erdhi nga gjin’ i errsinës…
Qe, frymën ia ndjej dhe zemrën që rreh prej fellsinës.
Buzët e njoma të saj,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult