Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti dhe kreu i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim (AADF), Michael Granoff, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për planin e zhvillimit të kalasë së Beratit.
Një tjetër hap i rëndësishëm është bërë së fundmi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes me kreun e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim Michael Granoff dhe Ministres së Kulturës, Elva Magariti.
Dy palët nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi për planin e zhvillimit të Kalasë së Beratit, ndër të pakta kala mesjetare me një jetë intensive brenda mureve të saj.
Sipas një njoftimi të ministres Margariti në rrjetet sociale ky bashkëpunim me një aktor kyç, Bashkinë e Beratit do të krijojë balancat e duhura mes ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, zhvillimit turistik dhe ekonomik si dhe mbështetjes së komunitetit që jeton në këtë lagje-muze, transmeton ‘panorama’.
Kalaja e Beratit
Kjo kala është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha.
Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme.
Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s..
Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve). Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij.
Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin.
Legjenda
Dikur në Berat jetonin dy vëllezër me emrat Tomorr dhe Shpirag. Të dy vëllezërit ranë në dashuri me një grua shumë të bukur të quajtur Kala. Për këtë arsye ata u grindën me njëri-tjetrin dhe vëllai i madh, Tomorri e gjuante vëllain e vogël, Shpirag me shpatë, kurse Shpiragu me topuz.
Të dy vëllezërit u vranë dhe Perëndia, e cila nuk e pëlqeu këtë vëllavrasje i ngurtësoi dhe i ktheu në male. Mali në pjesën juglindore të Berati mban emrin e vëllait të madh Tomorr dhe është me gropa.
Kurse mali Shpirag që ndodhet në anën perëndimore të qytetit është me vija. Perëndia e ngurtësoi edhe gruan, pasi ajo ishte shkaku i vrasjes së vëllezërve. Vajza vajtoi për fatin e saj dhe nga lotët u formua lumi Osum.
Mali Tomorr ndodhet në lindje të qytetit të Beratit dhe është i lartë 2400 m. Sipas një etimologjie popullore, Tomorr do të thotë mali i të mirëve.
I quajtur fron magje, Olimpi shqiptar, luan që ruan portat e Perëndisë, Tomorri ka qenë vendi ku luteshin shqiptarët. Ky mal s’ka fare lidhje me gjeografinë por me mitologjinë, kulteve të vjetra, sferës së orakujve, por edhe Baba Tomorr.
Në 1600-ën, ai filloi të bëhet simboli kryesor i bektashinjve shqiptarë. Në muajin gusht është festa e Tomorrit, ku shkojnë të gjithë njerëzit pa dallim feje. Në anën perëndimore ndodhet mali Shpirag 1200 m.
ObserverKult
Lexo edhe:
PËRSE PIKON “QUMËSHT” KALAJA E ROZAFËS?
Kalaja e Rozafës përveç historisë që mbart është shoqëruar që në gjenezë me misterin e legjendës të shumënjohur në mbarë Shqipërinë, atë të murosjes së nënës- gruas së re, siç përshkruhet në gojëdhëna.
Ndonëse është një legjendë, të shumtë janë njerëzit që zgjedhin të besojnë në mrekullinë e mureve të kësaj kalaje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
VIKTOR HYGO: DANTEJA M’U ÇFAQ N’ËNDËRR DHE JA ÇFARË MË THA
Nga Viktor Hygo
Po flija atje në varr ku robi ngrin hatà.
Po e ndjeja se i kisha, mu si lisi i rrëzuar,
Kockat tamam si gurë, mendimin si të shuar.
Nëpër gjumë siç isha, sikur ndjeva përbri
Një zë që po më fliste aty në fshehtësi
E po më thosh ca fjalë të përzishme, drithtirë.
Dhe thirra: “Kush ësht, vallë, aty n’atë errësirë?”
Pastaj fërkova sytë dhe pyeta me lebet:
“Sa kam fjetur kështu?” Zëri tha: “Pesqind vjet;
U zgjove që poemën tënde ta mbarosh vetë
Vitin pesdhjetetre, në shekull nëndmbëdhjetë,”
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult