Rrëfimi i aktorit Xhevat Limani: Ja çfarë kam shkruar në testament për fëmijët

Aktori, regjisori dhe dokumentaristi i mirënjohur Xhevat Limani ka qenë i ftuar në emisionin e News 24, “Vila24”. Ai tregoi udhëtimin e tij brilant në skenat e vendit fqinj si dhe në skenat e vendeve të ndryshme të botës.

Aktori shqiptar shquhet për interpretimin “origjinal” të Gjergj Kastriotit, madje dhe pamja e tij është e veçantë. Xhevat Limani tregoi për raportin me bashkëshorten dhe fëmijët.

“Bashkëshortja ime ka qenë dhe shoqja ime, kemi qenë shokë klase. Unë e kam rrëmbyer pas 14 vitesh dashuri. Ne kemi dy vajza të cilat kanë ndjekur rrugën e artit, kam mbesa dhe nipër. Familja për mua është tempull. Personi me të cilin unë flas për bindjet e mia është zonja ime, por i pari është publiku”- tha Limani.

Ai shtoi se ndjehet krenar për fëmijët, nipërit e mbesat duke zbuluar dhe çfarë ka shkuar në testament për ta.

“Ju kam thënë në testament që nuk ju kam lënë as llogari në banka, as ara, as vreshta, as pasuri të tundshme apo të patundshme, ju kam lënë tingullin tim hyjnor, fjalën time”- tha aktori./news24

ObserverKult


Lexo edhe:

XHEVAT LIMANI DEKOROHET NGA ILIR META

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi Xhevat Limanin.

“Artisti i madh Xhevat Limani e ringjalli kryeheroin Skënderbeun.
Me poemën dramatike në regjisurë dhe aktrim autorial.
Ai me Teatrin Shqiptar në Amerikë i ra skenave botërore shqipërisht.” theksoi Meta.
Presidenti tutje shtoi se Limani është ambasador i denjë i kryevlerës kombëtare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult