Kur heronjtë e marrin teposhtën
Ata s’kanë të ndalur
Kështu që mos pritni që ndonjëherë
Ta bishtnoj të kaluarën
Kur heronjtë e marrin teposhtën
Ata futen në flakë
Kështu që mos pritni ndonjë vendosje të
Ngadaltë e të kujdesshme të përgjegjësisë
Të kam dëgjuar si thuash
Se je duke kërkuar gabimin
Që dikush do të mund ta bënte
Pa pasur kurrfarë gjase
Për respektin e mëparshëm
Ti e ndien zhgënjimin
Kur heronjtë marrin teposhtën
Burri apo gruaja dalin në shesh
S’mund të presësh ndonjë mëshirë
Në fushën e betejës
Të kam dëgjuar si thuash
Se je duke kërkuar gabimin
Që dikush do ta bëjë
Pa pasur kurrfarë gjase
Për respektin e mëparshëm
Ti e ndien zhgënjimin
Kur heronjtë marrin teposhtën
Burri apo gruaja dalin në shesh
A tregoni ndonjë mëshirë
Në fushën e betejës?
Kur heronjtë e marrin teposhtën
Ata futen në flakë
Kështu që mos pritni ndonjë vendosje të
Ngadaltë e të kujdesshme të përgjegjësisë.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
U çova në mëngjes me dëshirë
të tmerrshme që të rri shtrirë gjithë ditën e lume
dhe të lexoj. Një grimëkohë luftova kundër kësaj.
Atëherë shikova shiun nëpër dritare.
Dhe hoqa dorë. Iu dorëzova plotësisht pushtetit
të këtij mëngjesi me shi…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU