Asgjë tjetër nuk më tremb më shumë sesa një ide e ngulitur dhe e rrënjosur në mendjen time, një ide që bëhet baza e të gjithë mendimeve dhe bindjeve të tjera …
Asgjë nuk më tremb më shumë sesa një ide e cila më bën të ndjej dhe besoj se kam të drejtë… Është ndjesia ajo që e përforcon mendimin.
Asgjë nuk më tremb më shumë sesa një ide dhe bindje e cila më jep rehati dhe qetësi për një kohë të gjatë…
Nga njerëzit më pëlqejnë ata që më trazojnë mendimet dhe bindjet e mia tashmë të rrënjosura brenda meje, të gjitha pa përjashtim, duke i shkundur dhe duke ma lënë mua të drejtën për t’i ç’rrënjosur, përshtatur dhe ndryshuar plotësisht.
I dua ata njerëz që ngrenjë një stuhi pyetjesh, të cilat ma minojnë atë gjendje qetësie mashtruese.
I dua ata njerëz që janë si ajri që pres të ndryshojë ajrin e rëndë brenda shtëpisë, teksa hap dritaret në mëngjes.
Nuk më pëlqen gjendja e sigurisë dhe nuk ndihem i sigurt prej saj.
(Përktheu: Elmaz Fida)
ObserverKult
Lexo edhe:
MARAM AL MASRI: NUK DONTE SHUMË AJO…
Poezi nga Maram al Masri
Herë pas here
hap dritaret
dhe here pas here
i mbyll.
Hija e tradhtonte
pas perdeve
Vjen e shkon.
Ngre zërin narrativ
dhe zbrazëtirën e mbush me muzikë
Sikur do t’u thotë kojshive
se gjithçka është normale.
E shihnim
të kalojë vrik,
kokëulur
me bukën në dorë,
duke u kthyer
atje ku
s’e priste askush.
Nuk dëshironte
më shumë sesa
një shtëpi
fëmijët dhe gruan
që e dashuron.
Veçse, një ditë u zgjua
për ta gjetur shpirtin
të plakur.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult