Merita Halili është një nga interpretueset më të dalluara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. E lindur në Tiranë, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj. Debutoi më 1983, në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës, për t’mos ju ndarë këngës asnjëherë.
Për ju kemi zgjedhur një këngë të dashur për publikun, kënduar nga Merita, “Nji lulishte me trandofila”.
Nji lulishte me trandofila
Është parajsa e vërtet aman aman
Ky është vend ku knojnë bilbilat
Flakë na dogj arshiku i shkretë
Maraku ësht një shkëndijë
Djeg si dielli në qershor aman aman
Këtë sevda kush ma din e
Shpirtin tem o ja la në dorë
Ooo kët sevda kush ma din e
Shpirtin tem o ja la në dorë e.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Kliko edhe:
MERITA HALILI: M’KA MARRË MALLI PËR NANËN TIME (TEKSTI DHE KËNGA)
Seç u dogj kjo zemër shkreta
Këtu në vetmi
N’errësirë më kaloi jeta
Ju o shokët e mi.
Qaj moj zemër mos pusho
Digju, digju shpirti im
Se ditë e natë po tretem në vaj
S’ka njeri o hallin t’ma qaj.
Hej zemër moj, digju zemër..
Tekstin e plotë dhe këngën e gjeni KËTU